Ballina Showbiz “Hë mo të refuzoi”, tifozi i ulet në gjunjë moderatores sportive, ajo...

“Hë mo të refuzoi”, tifozi i ulet në gjunjë moderatores sportive, ajo nuk ia ‘var’

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Derbi i djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit u shoqërua nga akte të rënda dhune mes tifozerive, por në stadiumin Selman Stermasi kishte vend edhe për dashuri.

Moderatorja e emisionit sportiv “Bar skedina”, Gea Braha ka marrë një propozim për martesë gjatë derbit Tirana-Partizani.

Një tifoz me emrin Goni është ulur në gjunjë jashtë rrjetës së stadiumit dhe ka nxjerrë unazën për të propozuar ish-velinën seksi të emisionin “Fiks Fare”. Pasi e thërret shumë herë Gean, vajza e shikon dhe nuk përgjigjet pasi përballë saj kishte kamerën.

Në fund, pasi nuk merr përgjigje, propozuesi ngrihet i zhgënjyer. Në sfondin e videos dëgjohet zëra djemsh që e thërrasin. “O goni, hë me të refuzoi?”- i thotë njëri aty pranë.

“Mora një propozim për martesë në stadium, por me kapen pak pa mendje gjate punes”, – shkruan Gea krahas videos.

The post “Hë mo të refuzoi”, tifozi i ulet në gjunjë moderatores sportive, ajo nuk ia ‘var’ appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----