Ballina Lajme nacionale Haziri tregon se kur do të ketë zgjedhje në Kosovë

Haziri tregon se kur do të ketë zgjedhje në Kosovë

9
SHPËRNDAJE

Lutfi Haziri ka treguar se kur mund te ketë zgjedhje në vend.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se këtë vit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Haziri ka theksuar se partitë politike duan të ketë marrëveshje për zgjedhje.

“Zgjedhjet janë të paevitueshme këtë vjeshtë. Njëra prej kushteve determinuese është dialogu, rënia e politikës dialoguese me Serbinë… Ne pritet me pas marrëveshje politike për zgjedhje, ose marrëveshje për mocion”, ka thënë ai.

Sipas tij, jo vetëm partitë politike, por edhe grupet apo individët në Kuvend dëshirojnë ta dinë se çfarë pozicioni do të kenë pas zgjedhjeve.

“Nuk po duan të shkojnë në zgjedhje pa marrëveshje politike. Secili grup apo individë politik po dëshiron ta dijë cili është pozicioni i tij pas zgjedhjeve. Për këtë LDK e ka marrëveshjen për zgjedhjet, por duhet duhet të jenë edhe partitë tjera politike. Pra janë dy opsione ose marrëveshje politike ose mocion për rrëzim të Qeverisë, nuk ka tjetër”, ka thënë ai.

-----