Ballina Lajme nacionale Haziri “thumbon” VV-në, thotë se asnjë parti nuk mund t”i caktojë rregulla...

Haziri “thumbon” VV-në, thotë se asnjë parti nuk mund t”i caktojë rregulla LDK-së

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kundërshtarët politikë po tentojnë të shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës si barkë për mbijetesë politike.

----

Ai ka thënë se asnjë parti s’mund t’i caktojë rregulla LDK’së dhe as s’mund ta bëjnë Partinë e Ibrahim Rugovës degë të Vetëvendosjes.

“Spekulimet se një parti tjetër e donë Lutën e një parti dikë tjetër, mos u theni në emra as mos u gëzoni në emra sepse nuk mund të vendosin partitë e tjera për neve, nuk jemi degë e VV-së as nuk jemi degë e kërkujtë tjetër”, ka thënë Haziri, sot në Gjilan.

Ai ka thënë se me LDK’në s’mund të bashkëpunojnë as ata që e kanë rrënuar ura dhe kanë helmuar pusin.

“Ata po e shohin LDK-në si barkë të mbijetesës politike, në atë barkë mund të hypin vetëm partnerët jo dikush tjetër. Jo ata që e kanë helmuar pusin dhe që kanë rrënuar ura, por jo edhe ata që nuk janë kredibil për të qenë pjesë e kësaj ecje politike”, ka thënë Haziri.

Kohëve të fundit, deputetët e Vetëvendosjes, rend me rend, po i kërkojnë koalicion LDK’së.

Albin Kurti ka thënë se koalicioni me LDK’në mundësonë t’i fitojnë 70 deputetë.

Mirëpo, Vetëvendosje ka kushtëzuar bashkëpunimin me LDK’në, duke kërkuar pozitën e Shefit të Qeverisë.

Në LDK kanë thënë se nuk e japin pozitën e Shefit të Ekzekutivit.

Krejt këto kalkulime politike po bëhen pak para se të shpërndahet Parlamenti.

----- ----