Ballina Lajme nacionale Haziri thotë se nuk ka qenë në dijeni për gjendjen shëndetësore të...

Haziri thotë se nuk ka qenë në dijeni për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Në komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë nga Qeveria e Kosovës, është duke raportuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri është duke dëshmuar rreth astit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.

Haziri në dëshminë e tij para deputetëve të këtij komisioni tregon se ditët e fundit të muajit prill është kontaktuar nga prindi i Agon Musliut për çka i ishte kërkuar që t’i mundësoj kthimin e djalit të tij nga Gjermania.

Ai tha se asnjëherë nuk i është komunikuar nga prindi i Agonit për gjendjen shëndetësore të tij.

Haziri tutje tha se më pas ai ka komunikuar me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj dhe më pas nuk ka komunikuar me të pasi që ambasadori në fjalë ka reflektuar.

Deputetja nga LVV-ja, Fatmire Kollçaku thirrjen telefonike nga kryetari Haziri e ka quajtur si ndërhyrje politike duke mos refuzuar të gjitha institucionet tjera.

Haziri tha se nuk e ka obligim të komunikoj me askënd kur mundet ta zgjedh problemi dhe se ka kundërshtuar të ketë qenë ndërhyrje politike.

The post Haziri thotë se nuk ka qenë në dijeni për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----