Ballina Lajme nacionale Haziri përjashton mundësinë e koalicionit parazgjedhor edhe me Vetëvendosjen

Haziri përjashton mundësinë e koalicionit parazgjedhor edhe me Vetëvendosjen

6
SHPËRNDAJE

Haziri zotohet se nëse e merr timonin e LDK-së, nuk bën koalicion me asnjë parti.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mbrëmë ka folur për zgjedhjet e brendshme për Kryetar të partisë.

Haziri ka thënë se nëse ai bëhet Kryetar i LDK-së nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

“Mendoj që për gara parazgjedhore, me të gjitha ka vija të kuqe, sa më përket mua”, u shpreh Haziri.

Ai ka bërë “vija të kuqe” të gjitha partive, përfshirë, PDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së, Nismës AKR-së dhe PSD-së.

I pyetur se a është kundër koalicionit parazgjedhor me PSD-në, Haziri ka thënë se nuk është diskutuar dhe nuk sheh koalicion parazgjedhor as me PSD-në.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se koalicionet paszgjedhore do të dihen pas zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve vijmë pas zgjedhjeve”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini.

Lutfi Haziri ka thënë se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje nëse ai zgjedhet Kryetar i partisë.

-----