Ballina Lajme nacionale Haziri nesër do të përgjigjet për shumë probleme me të cilat gjilanasit...

Haziri nesër do të përgjigjet për shumë probleme me të cilat gjilanasit u përballën vitin 2019

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lutfi Naziri,nesër do të mund të tregojë të arriturat dhe dështimet që ka bërë në krye të Gjilanit.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pritet të mbajë nesër konferencën e fundvitit.

Me fillim nga ora 11:00, Haziri do të dalë para mediave që të flasë për punën një vjeçare, si dhe planifikimin për vitin 2020, transmeton Indeksonline.

Sigurisht se Hazirit do t’i duhet të falsë edhe për problemin më të madh me të cilin u përballën qytetarët e Gjilanit e që shpesh herë patën pyetje drejt tij. Mungesën e ujit.

Banorët e Gjilanit kaluan muaj me radhë apo thuajse gjysmën e vitit pa ujë, ose më së shumti një orë në ditë furnizim të ujit.

Përpos kësaj, Hazirit do t’i duhet të përgjigjet edhe për shumë probleme të tjera me të cilat gjilanasit u përballën vitin 2019.

---- ----
----
----- ----
-----