Ballina Lajme nacionale Haziri mohon se janë pajtuar që Mustafa të jetë kandidat konsensual për...

Haziri mohon se janë pajtuar që Mustafa të jetë kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

18
SHPËRNDAJE

Lutfi Haziri mohon se është arritur marrëveshja në LDK që Isa Mustafa të jetë kandidati konsensual për kreun e partisë.

Nënkrytari i LDK-së, thotë se nëse nuk arrihet një emër konsensual, atëherë edhe vetë ai do të jetë njëri nga kandidatët për kreun e partisë.

“Nuk ka një marrëveshje ende që i vendosë kësaj çështje kapak. Emrat e Fatmir Sejdiut, Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe unë. Deri në këtë pikë, kryetari i LDK-së po menaxhon situatën dhe kjo është në përgjegjësi të tij që 355 delegatët në Kuvend me pasë kushte me zgjedhe kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm”, ka thënë Haziri në InfoMagazinë.

Ai ka folur edhe për mbledhjen që ka mbajtur sot LDK.

“LDK është tuj punu, ne kemi mbajtë mbledhje të kryesisë sot dhe kemi vendosë me vazhdu edhe nesër. Fokusi ka qenë në një përgatitje sa më të mirë të Kuvendit dhe për emrin e kandidatit që do të paraqitet në Kuvend të shtunën. Po vazhdojmë me punu që të kemi një kandidat që LDK me legjitimu. Atmosfera ka qenë korrekte dhe kolegiale deri në pikën e fundit. Ne jemi bashkëpunëtore që shumë dekada me njëri tjetrin”, ka thënë Haziri.

-----