Ballina Lajme nacionale Haziri: Keqpërdorimi i ujit të pijshëm do të gjobitet deri 300 euro

Haziri: Keqpërdorimi i ujit të pijshëm do të gjobitet deri 300 euro

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Inspektorati i Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me KRU Hidromorava dhe në asistim të policisë së shtetit, po vazhdojnë inspektimet në terren, në qytet dhe në fshatra, për të parë nga afër zbatimin e vendimit të kryetarit Lutfi Haziri sa i përket kufizimit të përdorimit të ujit të pijshëm.

Deri tani, qytetarët e Gjilanit po i përmbahen këtij vendimi, duke mos e hasur asnjë rast të përdorimit të ujit të pijshëm për kopshte, oborre dhe nga autolarjet, i cili vjen nga penda e Përlepnicës.

LEXO MË SHUMË
Kryetari Haziri i ka falënderuar qytetarët e Gjilanit që po i përmbahen apelit dhe vendimit të tij për kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm, duke kërkuar që ky lojalitet i gjilanasve të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk e respektojnë këtë vendim. Gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda, deri në 300 euro”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari Haziri më 14 qershor ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm për shkak të rënies drastike të nivelit të ujit në pendën e Përlepnicës.

---- ----
-----