Ballina Lajme nacionale Haxhiu kritikon LDK-në, thotë se po e kopjon VV-në

Haxhiu kritikon LDK-në, thotë se po e kopjon VV-në

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë debatet mes partive kosovare.

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abulena Haxhiu, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Haxhi ka thënë se është LDK-ja ajo e cila po i kopjon frazat dhe premtimet e Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, tashmë gjithçka është qartësuar dhe secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta.

Postimi i plotë i Haxhiut pa ndërhyrje:

LDK po thotë mos na kritikoni, sepse kjo prish mundësinë e koalicionit paszgjedhor.

E para: pse po kanë frikë nga kritikat tona e s’po kanë frikë të kopjojnë frazat e premtimet tona.

E dyta: a i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK?

Pas 30 gushtit, gjithçka është qartësuar andaj secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta

---- ----
----
----- ----
-----