Ballina Lajme nacionale Haxhi Hoti e kërcënoi me jetë, reagon edhe Albin Kurti

Haxhi Hoti e kërcënoi me jetë, reagon edhe Albin Kurti

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe Albin Kurti ka reaguar pas kërcënimi që i bëri anëtari i Nismës, Haxhi Hoti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.

“Janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto gjëra. Ashtu siç unë nuk jam John Kennedy, nuk është as ai Lee Harvey Osëald. Prandaj nuk mendoj që është një gjë e madhe”, ka thënë Kurti para mediave.

Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.

LVV ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në Polici, ndërkaq Polciaia e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

---- ----
----
-----
-----