Ballina Lajme nacionale Haskuka: Nëse të lavdëron Kadri Veseli duhet të mendosh çfarë të keqe...

Haskuka: Nëse të lavdëron Kadri Veseli duhet të mendosh çfarë të keqe ke bërë

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Hakuka, iu është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit lidhur me problemet e mëdha që sipas tij, Shaqir Totaj ia ka lënë klubit basketbollistik të qytetit.

E në këtë përplasje është përfshirë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli. Haskuka thotë se ka marrë kritika për punën që po e bën në Prizren, megjithatë sipas kryetari të Prizrenit më mirë që nuk është lavdëruar, sepse në momentin që të lavdëron Veseli duhet ditur që ke bërë diçka keq.

----

“Kadri Veseli më paska kritiku, mirë që më paska kritiku, se me bo me më lavdëru kisha mendu çka paskam bo keq?”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij, raporton Gazeta Express.
Kreu i Prizrenit thotë se është shumë e vështirë të punohet me institucione që mundohen të bllokojnë punën, megjithatë thotë se reagimet e qytetarëve janë ato që i ndihmojnë të vazhdojë përpara.

“Përndryshe përnjëmend është e lodhshme me u marr me institucione që të bllokojnë punën e mundohen me e ndal zhvillimin, por kur I sheh reagimet e qytetarëve kundër këtyre hajnave, të kalon lodhja e vazhdon përpjekjen.Faleminderit, bashkë do ta bëjmë, nuk bon ndryshe”, ka shtuar Haskuka.

Ditë më parë kreu i Prizrenit ka kritikuar ashpër Shaqir Totajn, për lënien e klubit të Bashkimit në borgje.
“Shaqir Totaj paska reaguar, po asgjë nuk paska thënë.

z.Totaj, këto pyetje kërkojnë përgjigje:

– Pse nuk ke paguar obligimet ndaj ATK-së?

– A nuk është keqpërdorim detyre me qenë drejtor i ATK-së, e mos me pagu obligimet me vite të tëra?

– Pse nuk i ke paguar obligimet ndaj Trustit Pensional?

– Kur erdhe në shkurt të vitit të kaluar me kërku mbështetjen për me vazhdu kampionatin, a i aporovuam 80,000.00 Euro?

– Ku shkuan këto fonde? Pse nuk ke pagu obligimet ndaj lojtarëve?

– Pse e la KB Bashkimin pa asnjë kontratë e pa lojtarë?

– A të kanë bojkotuar “Arpagjikt” dhe shikuesit?

– Pse kërkove që t’i ftojë tifozët në ndeshjen finale?

– Pse tash ATK-ja po ia bllokon xhirollogarinë e KB Bashkimit?

Ka edhe shumë pyetje, po ti përgjigju vetëm në një prej tyre nëse ke sado pak integritet”, ka shkruar Haskuka.

----- ----