Ballina Lajme Bota/Rajoni Hashim Thaçi niset për vizitë në SHBA, për herë të parë pas...

Hashim Thaçi niset për vizitë në SHBA, për herë të parë pas publikimit të aktakuzës nga Haga

85
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Hashim Thaçi është nisur për një vizitë në SHBA pas asaj në Europë. Kjo vizitë vjen disa muaj pas publikimit të aktakuzave nga Haga ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish-luftëtarëve të UÇK.

Në qershor, para takimit të programuar Kosovë-Serbi në SHBA, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi aktakuzën e cila ishte ngritur dy muaj më parë.

Thaçi anuloi udhëtimin, pas tij edhe Hoti, teksa SHBA dhe Serbia ranë dakord që takimi të anulohet. Presidenti i Kosovës nuk mori pjesë as në shtator në Uashington gjatë firmosjes së marrëveshjes.

Tashmë ai do e vizitojë SHBA-në një muaj pas marrëveshjes së 4 shtatorit, teksa nuk dihet se për çfarë po shkon dhe kë do takojë.

---- ----
----
----- ----
-----