Ballina Lajme nacionale Hasani: Haradinaj nuk mund t’i drejtohet Kushtetueses për kompetencat e tij

Hasani: Haradinaj nuk mund t’i drejtohet Kushtetueses për kompetencat e tij

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Hasani ka thënë se Haradinaj s’mund t’i drejtohet Kushtetueses për kompetencat e tij.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse Qeveria mund të marrë vendime, pas dorëheqjes së tij.

Hasani, duke folur në “Imazh” te RTK, është shprehur se kushdo që e ka këshilluar Haradinajn të veprojë ashtu, atëherë atij i vjen keq.

“Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar në dy-tre vendimet e fundit, as Qeveria e as presidenti, s’ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. I drejtohet kot, nuk besoj që pranohet”.

Të premten, Ramush Haradinaj s’mori asnjë vendim në Qeveri pasi ministrat e PDK’së kërkuar qartësi kushtetuese lidhur me atë nëse Qeveria e dorëhequr mund të marrë vendime.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme por ka refuzuar të lëshojë zyrën duke thënë se është Kryeministër në dorëheqje. Ndërkohë, nëse Kryeministri jep dorëheqje, Qeveria bie dhe pozita e Kryeministrit mbetet e lirë, sipas Kushtetutës së Kosovës.

Profesori i UP’së, Enver Hasani në një paraqitje televizive kishte thënë se Ramush Haradinaj mund të shkojë në zyrë dhe të flladitet por s’mund të marrë asnjë vendim pasi i ka përfunduar mandati në momentin që ka dhënë dorëheqje.

Gjykata Kushtetuese kishte nxjerr një vendim për një ish-Kryetar komune duke konstatuar se në momentin që dikush jep dorëheqje s’mund të kthehet në pozitën e tij dhe as të marrë vendime. Fjala është për ish-Kryetarin e Rahovecit Qazim Qeska.

Ndëkrohë, Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se prej të hënës nis konsultimet me partitë politike. Fillimisht për caktimin e mandatarit të ri e pastaj nëse s’ka konsensus duhet të shpërndahet Parlamenti për t’u caktuar data e zgjedhjeve të reja.

Krejt këto zhvillime po ndodhin në kohën kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Kohëve të fundit, Haradinaj prishi raportet me Liderin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili nga Ëashingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK ka mbetur e hutuar nga ky vendi. LDK e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse edhe PSD e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të thërras partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Qeveria e Ramush Haradinaj prej kur vendosi taksën mbeti Qeveri e pakicës e mbështetur për disa vendime nga PSD e Shpend Ahmetit.

Ramush Haradinaj është Kryeministri i gjashtë i Kosovës pas Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit, Agim Çekut, Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Haradinaj kishte udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe një herë për 100 ditë kur ishte detyruar të jepte dorëheqje në mars të vitit 2005 për të shkuar në Tribunalin e Hagës si i akuzuar për krime lufte. Atje ishte shpallur dy herë i pafajshëm.

Asnjëri prej Shefave të Qeverisë prej pasluftës s’e ka përfunduar mandatin kushtetues.

Prej pasluftës janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje nacionale.

---- ----
----
-----
-----