Ballina Lajme nacionale Harta e Kosovës së pavarur shfaqet në televizionin serb, reagime të ashpra...

Harta e Kosovës së pavarur shfaqet në televizionin serb, reagime të ashpra në Beograd

32
SHPËRNDAJE

Reagojnë ashpër serbët në Beograd.

Në ekranin informativ në një stacion transporti të qytetit të Beogradit në sheshin Slavia gjendet një hartë në të cilën Kosova paraqitet si një shtet i pavarur.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në opinionin serb, duke e gjykuar këtë veprim si “provokim”.

I pari që e ka dënuar vendosjen e kësaj harte ka qenë Zoran Radojiçiq, kryebashkiaku i Beogradit, shkruan lajmi.

“Me të marrë informatën për atë hartë në Slavia, kemi dërguar ekipin e organizatës turistike të Beogradit në vend të ngjarjes, por që e harta në ndërkohë është hequr. Do të ndërmarrim të gjitha masat për të gjetur përgjegjësit prapa këtij akti që ka shqetësuar opinionin dhe kanë dërguar porosi të papranueshme. Të gjithë e dimë se Kosova nuk është shtet i pavarur. Do të insistojmë t’i vëmë para përgjegjësisë ata që kanë vendosur që në qendër të Beogradit të kryejnë një provokim të këtillë”,ka thënë Radojiçiqi për mediumin serb N1.

Në një stacion autobusësh në rrugën “Mbreti Millan” në tabelën informuese të organizatës turistike të Beogradit, kur ajo zmadhohet dhe paraqet rajonin, Kosova shfaqet si shtet i pavarur.

Organizata turistike e Beogradit ka konfirmuar se ajo hapësirë e tyre, por se harta nuk është, e cila thonë se është shtuar më pas në ekranin informativ. Se kush e ka vendosur atë, ata thonë se nuk e dinë.

Në po atë hartë, për Greqinë, që në serbisht origjinal shkruhet ‘Grčka’, aty shkruan ‘Grcija’, për Bullgarinë, që në serbisht shkruhet ‘Bugarska’, aty shkruan ‘Bugarija’, për Rumaninë, që në serbisht shkruhet ‘Rumunija’, aty shkruan ‘Romanija’ dhe për Poloninë, që origjinal në serbisht duhet të jetë ‘Poljska’, aty shkruan ‘Polska’.