Ballina Lajme nacionale Harrojini negociatat! Rama i përgjigjet Holandës i rrethuar nga gratë

Harrojini negociatat! Rama i përgjigjet Holandës i rrethuar nga gratë

47
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok i mbylli sot derën Shqipërisë, pasi konfirmoi se nuk do të ketë çelje të negociatave me BE.

“Qeveria nuk është e interesuar në negociatat e pranimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën hapur”, tha Blok.

Por kjo nuk e ka demotivuar plotesisht qeverinë, e cila pavarësisht se gjendet përballë një furtune, ka pritur sot një kryeministri një delegacion nga Holanda.

Përveç grave holandeze të pranishme në takim ishin edhe tre ministre shqiptare: Elva Margariti, Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali.

“Pritëm sot një delegacion të shkëlqyer nga Hollanda, gra drejtuese në biznes, media, kulturë, sektorin publik, me të cilat ndamë vizione mbi bashkëpunimin mes dy vendeve”, shkruan Spiropali.

Holanda, përveç se i ka mbyllur derën Shqipërisë për negociatat, kërkon edhe rikthimin e vizave për shqiptarët

Gazeta SHQIP

 

-----