Ballina Lajme nacionale “Harroje 30 qershorin”, Basha kërcënon Ramën: Nuk e shkarkon dot Metën!

“Harroje 30 qershorin”, Basha kërcënon Ramën: Nuk e shkarkon dot Metën!

13
SHPËRNDAJE

Në një kohë që mazhoranca është angazhuar në një aksion për të bindur opozitën e re që të votojë pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, të enjten në Kuvend, nga selia e PD-së, Lulzim Basha e ka kërcënuar hapur kryeministrin Edi Rama.

“Dua të them që në fillim dy të vërteta. Nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor. Nuk do ta shkarkojë kush Presidentin e Republikës”, tha Basha që në nisjen e fjalës së tij.

Sipas kreut të opozitës lëvizjet e fundit nga qeveria dhe KQZ që i dha të drejtën të vazhdojë përpara me zgjedhjet e 30 qershorit, tregojnë se Edi Rama po përpiqet që të bombardojë opinion publik me dy përbetime.

“Përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekrete. Përbetohet se do të nisë edhe procedurat për shkarkimin e Presidentit. Janë të dyja blofe”, u shpreh kryeopozitari.

-----