Ballina Lajme nacionale Haradinajt nuk thotë më urime vizat, tani premton se ato do t’i...

Haradinajt nuk thotë më urime vizat, tani premton se ato do t’i marrim së shpejti

14
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj vazhdon të besoj se kosovarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka dhënë premtim për vizat.

Edhe pse disa vende të Bashkimit Evropian janë skeptike rreth përkrahjes së tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri Ramush Haradinaj, ka vazhduar të jap premtime për këtë çështje.

Gjatë një vizite që ai i ka bërë komunës së Vushtrrisë, ka folur për liberalizimin e vizave, duke thënë se nuk është larg dita kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Evropës, shkruan lajmi.

“Iu siguroj që vizat nuk e kemi larg që t’i marrim. Sot e kemi pasur ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë, Jens Sphan. Kam biseduar edhe me të për këtë temë. Jemi duke punuar, nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat. Nuk është e lidhur me taksën. Po të bëhej liberalizimi për Kosovën kjo do të krijonte atmosferë tjetër në Ballkan, e qetëson Ballkanin, sepse ne jemi të vetmit të izoluar, plus i kemi kryer të gjitha kriteret”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me taksës. Sipas tij, taksa hiqe atëherë kur Serbia ta njoh Kosovën.

“E vërteta është se kërkesa për pezullim të taksës është kërkesë të na disiplinoj, që ne ta mendojmë një zgjidhje me ma shumë kompromise për marrëveshjen finale me Serbinë. Prej nesh nuk ka mbetur shumë çka me dhënë për njohjen, por mund ta japim një partner ekonomik për Serbinë, pasi që kur të na njeh ajo, e heqim taksën”, ka thënë ai.

-----