Ballina Lajme nacionale Haradinaj zyrtarisht kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD

Haradinaj zyrtarisht kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është bërë nominimi i kandidatit për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD.

Ramush Haradinaj është nominuar edhe zyrtarisht si kandidat për kryeministër nga ky koalicion

Në tubimin e mbajtur sonte, Haradinaj përmendi edhe sukesin e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.

“Brenda mureve të shtëpisë sonë ne e kemi përkufizuar lirinë, e pragu i shtëpisë sonë ka qenë kufiri mes jetës dhe vdekjes. Nëse dikush e ka kaluar atë prag s’ka qenë i sigurt a kthehet aty a jo. Plot heronj kanë luftuar për ta mbrojtur pragën e shtëpisë”.

Në vazhdimësi, Haradinaj foli për dialogun me Serbinë dhe atë që ai e quan si rreziku për ndarjen e Kosovës.

“Ne e kemi mbrojtë gjithnjë pragun e shpisë dhe do ta mbrojmë. Kosova jonë me ushtrinë e vet, me polici, gjyqsi, instutcione sot është me e sigurt, por populli i Kosovës është zot shpije në shtëpi të vet”, tha tutje ai.

Haradinaj tha dorëheqje më 19 korrik pas ftesës që i erdhi nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.

Më vonë, Haradinaj ndryshoi deklaratat duke thënë se ishte presioni ndërkombëtar ai që e detyroi atë të dorëhiqet nga posti i të parit të Qeverisë.

---- ----
----
----- ----
-----