Ballina Lajme nacionale Haradinaj zotohet: Kulla e Çakorri kanë me qenë të Kosovës

Haradinaj zotohet: Kulla e Çakorri kanë me qenë të Kosovës

64
SHPËRNDAJE

Daut Haradinaj është përplasur me analistët për çështjen e Kullës dhe Çakorrit.

Ish-deputeti i AAK-së, Hardinaj ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe është zotuar se kjo pjesë do ti përkasë Kosovës.

“Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa here kam shku tek deputetët e LDK-së për të përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Çakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali I Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Edhe sekretari organizativ i PSD -së Dardan Molliqaj ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet me vullnet të qytetarëve.

“Ne i ofrojmë siguri qytetarëve se kemi për ti quar përpara temat për të cilat na kanë votuar, përfshirë dhe çështjen e Çakorrit dhe Kullës . Nëse votohet koalicioni AAK-PSD kjo çështje do të zgjedhjet vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Molliqaj.

-----