Ballina Lajme nacionale Haradinaj zbulon për herë të parë se sa territor të Kosovës ka...

Haradinaj zbulon për herë të parë se sa territor të Kosovës ka kërkuar Serbia

103
SHPËRNDAJE

Haradinaj ka folur edhe njëherë për territorin.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zbuluar për herë të parë se sa territor të Kosovës ka kërkuar Serbia.

Ai ka thënë se Serbia ka kërkuar t’ia marrë Kosovës 950 kilometra katrorë.

“950 kilometra të Kosovës i ka lypë Serbia. Konkretisht. Tema e ndarjes nuk është më në tavolinë, kanë evoluar gjërat. Vuçiq e përdor ende ndarje. Ata e bëjnë punën e vet”, tha ai.

Haradinaj tha se Vuçiq ende ankohet në qarqe të ndryshme pse Kosova nuk është pajtuar me marrëveshjen.

Haradinaj tha se serbët janë të koordinuar, por në Kosovë mungon ky koordinim.

“E luajnë policinë e mirë e të keq. Vuçiqi policin e mirë, Daçiqi të keqen. Ata kanë koordinim, por na jo. Hashim po e luan policin e mirë, por kundër vendit të vet. Unë policin e keq, por po e mbroj Kosovën”, tha Haradinaj.

----- ----- ----- -----