Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Vullneti i qytetarëve mund t’ia përcaktoj secilit liderë të ardhmen politike

Haradinaj: Vullneti i qytetarëve mund t’ia përcaktoj secilit liderë të ardhmen politike

5
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj thotë se demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund t’ia përcaktoj secilit liderë të ardhmen politike.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.

Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!

Qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin. Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!

Vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike.

-----