Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Vizita e kryediplomatit grek jep sinjale drejtë njohjes

Haradinaj: Vizita e kryediplomatit grek jep sinjale drejtë njohjes

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën e kryediplomatit grek, Nikos Dendias në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht pse Greqia është në mesin e shteteve që nuk e njohin Kosovën, është duke u ndërtuar një themel i fuqishëm i bashkëpunimit që shkon drejt aspiratës për njohje.

“Greqia është shtet i BE’së, shtet i rajonit, përkundër që ka qenë një shtet mosnjohës, në mesin e shteteve mosnjohësve, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit, kjo vizitë është një sinjal i mirë se marrëdhëniet tona po thellohen. Po ndërtohet një themel i fuqishëm në ndërtimin e aspiratës tonë që shkon drejtë njohjes, besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që bashkë me ministrin të diskutojmë edhe modaliteet dhe fushat që do të mund të punonim bashkë”, ka thënë Haradinaj.

The post Haradinaj: Vizita e kryediplomatit grek jep sinjale drejtë njohjes appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----