Ballina Lajme nacionale Haradinaj tregon si u bënë bashkë me partinë e Shpend Ahmetit

Haradinaj tregon si u bënë bashkë me partinë e Shpend Ahmetit

8
SHPËRNDAJE

Janë bërë bashkë në një emision dy liderët e partive që zyrtarizuan sot koalicionin.

Në emisionin Pressing në T7, sonte të ftuar janë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, të cilët flasin për koalicionin parazgjedhor që e formuan disa orë më parë.

Haradinaj ka treguar se kur filloi bisedimet me partinë e Ahmetit për të bërë koalicion zgjedhor.

“Kur ne dëshirojshim me e votu ushtrinë, LDK e VV mblidhnin nënshkrimet për të ma rrëzuar Qeverinë. Ishte PSD ajo që tha se nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listës Srpska”, ka thënë Haradinaj

Kryeministri në detyrë thotë se Shpend Ahmeti ishte ndër të parët që ai e ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje dhe ia ka treguar arsyet se cka e shtyu.

“Që atëherë i kam paralajmëruar që të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. I kam thënë Shpendit, Fatmirt dhe Behgjetit”, ka shtuar ai.

-----