Ballina Lajme nacionale Haradinaj tregon se ku gaboi gjatë qeverisjes së tij

Haradinaj tregon se ku gaboi gjatë qeverisjes së tij

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Haradinaj ka pranuar se ka bërë gabime në qeverisjen e tij.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në emisionin Frontal të televizionit T7, ka pranuar se ka bërë gabime gjatë qeverisjes së tij. Sipas Haradinajt, gjëja më negative gjatë mandatit të kaluar, ishte qeveria shumë e madhe.

“Nuk më ka pëlqy se e kom pasë qeverinë shumë të madhe” deklaroi Haradinaj.

Por Ramush Haradinaj, thotë se kësaj radhe përveç se për ta dëshmuar që Kosova është 100% shtet, fokusi kryesor do të jetë në ekonomi.

“Fokusi do të jetë te masat ekonomike. Për masa të cilat shkojnë direkt që e nxisin ekonominë tonë. Do t’i heqim dilemat se a jemi vetvetja” është shprehur ai.

Madje Haradinaj ka premtuar që do t’i rrisë pagat prej 10% në çdo vit.

“Zakonisht ndodhë 4.5 se është një rritje e inflacionit. Shkon me rritjen ekonomike që është rreth 4.5. targeti është rritja e pagës me qenë 10%, ndërsa pragu i poshtëm me qenë 6%” tha Haradinaj.

---- ----
----
----- ----
-----