Ballina Lajme nacionale Haradinaj tregon se do të bëjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti

Haradinaj tregon se do të bëjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti

9
SHPËRNDAJE

Haradinaj flet me cilat parti ka mundësi të shkojë në koalicion parazgjedhor.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka deklaruar se si subjekt politik ende nuk kanë marr ftesë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime, teksa shprehu gatishmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që t’i bashkohet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.

Këto komente ai i bërë pas homazhe që i bëri tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.

“Ende jo si subjekt politik ende jo nuk kemi ftesë…. Kjo është një ide e hershme edhe e jona dhe se kryetari i grupit parlamentar të AAK-së në këtë rast Ahmet Isufi, ka marrë udhëzimet edhe nga Këshilli Drejtues dhe Kryesia e partisë të Aleancës që t’i bashkohet një mocioni për shpërbërjen e Kuvendit”, tha ai.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se partia që udhëheqë ai do shkoj e vetme në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë për Nismën, PSD-në dhe AKR-në.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shkon vetëm në zgjedhje, megjithatë ne kemi një respekt ta them ashtu një afërsi me disa parti, kemi fol për Nismën, PSD-në, për AKR- në jemi të hapur por Aleanca shkon vetëm në zgjedhje”, u shpreh Haradinaj.

I pyetur rreth deklarimeve të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu e cili tha se Haradinaj e shkeli besimin e PDK-së,Haradinaj nuk i komentoi këto deklarata vetëm se shprehu respektin që ka ndaj deputetit Haxhiu.

Këto deklarata, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot i ka bërë pas nderimeve që bëri me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant Roki, te lapidari në fshatin Kopernicë.

-----