Ballina Lajme nacionale Haradinaj tregon për raportin me Thaçin, zbulon prej sa kohësh nuk flasin

Haradinaj tregon për raportin me Thaçin, zbulon prej sa kohësh nuk flasin

15
SHPËRNDAJE

Raporte të ftohta në mes të kryeministrit dhe presidentit të Kosovës.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Nëpërmjet një komunikate, partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se shefi aktual i ekzekutivit ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me presidentin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.

“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komunikim. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë të komunikojmë me Presidentin Thaçi, të kemi biseda e takime”, ka thënë Haradinaj.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate ka deklaruar se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet.

Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën.

Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.