Ballina Lajme nacionale Haradinaj ‘thumbon’ Veselin dhe partinë e Isa Mustafës

Haradinaj ‘thumbon’ Veselin dhe partinë e Isa Mustafës

8
SHPËRNDAJE

Po vazhdon edhe më tej fushata zgjedhore.

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka folur sot nga Llapi, ku kjo parti ka mbajtur tubimin elektoral.

Haradinaj nga atje ka thumbuar të nominuarin e PDK-së për Kryeminstër, Kadri Veselin, i cili po premton Ligj për Legalizim. Haradinaj ka thënë se Veseli nuk po di se çfarë po flet. Kritika ka pasur edhe për LDK-në si dhe Vetëvendosjen.

“Kadri Veseli po flet nga jashtë, por për shumicën që po i thotë nuk po di çfarë thotë. Po thotë kemi me bë Ligjin për Legalizimin. Me i thënë o burrë, kqyrë përmirëson ligjin najsen, me ndonjë amandament, se e kemi ligjin. LDK-ja nuk është pa merita nëse ka korrupsion e krim në shtet. Po thonë e çkapim shtetin, kanë qenë në bashkëqeverisje me Hashimin e Kadrinë. Ata nuk kanë munden sikur unë me Hashimin e Kadrinë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për prioritetet e qeverisjes së tij pas 6 tetorit, nëse arrin ta themelojë Qeverinë.

“Tri fokuse kemi, rritjen ekonomike së pari. E bazojmë në tri shtylla. E para ka të bëj me tatimin, e dyta logjistika dhe e treta është burokracia. Shumë letra, shumë certifikata, ato po shkakojnë korrupsion. Arsimin duhet me bë dual, me u shërby me shembuj të shteteve perëndimore. Një delegacion nga Bavaria dhe shprehën interesin që të na ndihmojnë me arsimin dual”, ka thënë Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e tij nuk është e fjalëve.