Ballina Lajme nacionale Haradinaj thotë se ftesat e Speciales kanë për qëllim njollosjen e UÇK-së

Haradinaj thotë se ftesat e Speciales kanë për qëllim njollosjen e UÇK-së

7
SHPËRNDAJE

Haradinaj thotë se ftesat e Speciales kanë për qëllim njollosjen e UÇK-së.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ftesat kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale me ftesat e shumta për intervistim për ish-ushtarët e UÇK-së ka dalë jashtë kontrollit.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Haradinaj ka thënë se këto ftesa kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se këto ftesa ia kujtojnë thirrjet e kohës së Rrahman Morinës.

Sipas tij, numri i madh i ftesave të Gjykatës Speciale tregon se kjo gjykatë nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza.