Ballina Lajme nacionale Haradinaj thotë se Çekun e takoi në frontet e luftës

Haradinaj thotë se Çekun e takoi në frontet e luftës

14
SHPËRNDAJE

Haradinaj kujton Skënder Çekun, thotë se e takoi në frontet e luftës.

Sot mbushen 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit gjeneral Skënder Haxhi Çekut.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka kujtuar Çekun përmes një postimi në Facebook.

“Skender Çekun e takova në frontet e luftës. Burrë me të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë. Skënderi ra në fushë të nderit, 21 vjet më parë, për ta fituar pavdekësinë që populli i Kosovës ta realizojë ëndrrën e lirisë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj.

Në fshatin Loxhë të Pejës është zbuluar pllaka e tij përkujtimore, ndërsa emrin e këtij dëshmori e mori shkolla fillore e fshati Qyshk.

-----