Ballina Lajme nacionale Haradinaj takon Limaj, tregon në cilat pika nuk u pajtuan

Haradinaj takon Limaj, tregon në cilat pika nuk u pajtuan

17
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj është duke bërë përpjekje që të arrijë marrëveshje me partitë e vogla për të hyrë të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen shumë shpejt.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot janë takuar në ndërtesën e Qeverisë.

Menjëherë pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka disponim për koalicion, por që nuk kanë arritur dhe nuk janë dakorduar ende për një marrëveshje të tillë, raporton EO.

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pas mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai.

Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD në listën zgjedhore do të ketë 25 kandidatë për deputetë.

-----