Ballina Lajme nacionale Haradinaj takon ambasadorët e QUINT-it, informon ata për furnizimin me mallra në...

Haradinaj takon ambasadorët e QUINT-it, informon ata për furnizimin me mallra në Veri

12
SHPËRNDAJE

Disa kamionë me mallra, sot janë nisur drejt Veriut me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë.

Ai ka theksuar se i ka informuar të lartpërmendurit për angazhimin e qeverisë për sundimin e ligjit në veri.

“Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri! Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj.

-----