Ballina Lajme nacionale Haradinaj takohet me zyrtarin gjerman, sërish jep lajm të mirë për vizat

Haradinaj takohet me zyrtarin gjerman, sërish jep lajm të mirë për vizat

11
SHPËRNDAJE

Kosovarët ende janë në pritje të marrjes së lajmit të madh për liberalizim të vizave.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendëspresidentin e parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Ja njoftimi i tij në Facebook:

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.

I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë.

-----