Ballina Lajme nacionale Haradinaj takohet me ambasadorin O’Connell, ja çfarë u bisedua

Haradinaj takohet me ambasadorin O’Connell, ja çfarë u bisedua

20
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, po vazhdon vazhden e tij të takimeve.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka pasur një takim të rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim Haradinaj deklaroi se është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Postimi i plotë:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.

RH

-----