Ballina Lajme nacionale Haradinaj s’ka frikë nga padia e Ramës: Çfarë i thashë për kufijtë...

Haradinaj s’ka frikë nga padia e Ramës: Çfarë i thashë për kufijtë dhe njerëzit me kravata

19
SHPËRNDAJE

Ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka një padi, që kryeministri Edi Rama e ka bërë për shpifje.

Në një intervistë për Ora News, Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga paditë, pasi siç thotë ai nuk e ka nënshtruar as Millosheviçi.

“Rama ka menduar që me këto paditë i frikëson njerëzit, i ndalon. Ka menduar se të gjithë jemi në një mënyrë të nënshtruar nga ai. Ndoshta në Shqipëri e praktikon këtë me oponentët dhe të tjerët. Rama e di që Millosheviçi nuk më ka nënshtruar mua dhe familjen time. Askush kurrë nuk mund të më nënshtrojë të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës. Unë jam shqiptar, unë nuk e mbroj Kosovën vetëm për shqiptarët e Kosovës, e mbroj Kosovën se është e drejtë historike e shqiptarëve në Ballkan”, u shpreh ish-kryeministri.

Më tej ai thekson se “shqiptarët janë popull që asnjëherë nuk kanë marrë nga të tjerët. Të tjerët kanë marrë nga shqiptarët. Është histori e ditur dhe e dhimbshëm sa jemi copëtuar dhe zvogëluar në vazhdimësi. Jam i atij brezi që dua ta ndryshoj këtë logjikë. Ka hyrë mijëvjeçari i tretë, UCK e ka ndryshuar këtë logjikë. Fqinjët tanë që nuk i respektojnë për vlerat e tyre me të cilët dëshirojnë të bashkëjetojnë nuk mund të marrin prej të drejtës tonë”,

Sipas tij, Rama, Vuçiç dhe Thaçi kanë punuar për ndarjen e Kosovës. “Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata, por jo ajo padi, po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve. Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaci edhe zoti Vucic. Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre. I kam thënë edhe zotit Rama edhe të tjerëve, se kufijtë i kanë vendosur çizmet. Nuk i kanë ndarë ende çizmet. Pra nuk mundet kravatat të ndërrojnë kufijtë sa herë duan pa u marrë vesh me çizmet. Çizmet i kanë vendosur kufijtë”, theksoi ish-kryeministri.

-----