Ballina Lajme nacionale Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Rohan: Prehu në paqe mik i...

Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Rohan: Prehu në paqe mik i Kosovës

55
SHPËRNDAJE

Përmes një statusi në faceebook, kryeministri Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Albert Rohan.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova sapo humbi një mik të saj.

Sipas Haradinajt, Rohan ishte një “figurë e shquar” që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të Kosovës.

“Postimi i plotë:

Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan!