Ballina Lajme nacionale Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të nënës së këshilltares së tij

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të nënës së këshilltares së tij

180
SHPËRNDAJE

Haradinaj i prekur thellë nga rasti i sotëm në Prizren.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ngjarjes në Prizren ku u privua nga jeta nëna e këshilltares së tij, Armenda Aliu. 42-vjeçaren dyshohet se e ka plagosur për vdekje burri i saj pas një mosmarrëveshjeje.

Haradinaj ka thënë se është thellë i prekur nga vdekja e Armenda Aliut, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, gruaja që u privua nga jeta sot në Prizren, me 15 plumba, nga burri i saj, është nëna e nënkryetares së AAK-së e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti,

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.

Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.

-----