Ballina Showbiz Haradinaj shkëmben puthje të ‘zjarrtë’ me Anitën, pas golit të parë të...

Haradinaj shkëmben puthje të ‘zjarrtë’ me Anitën, pas golit të parë të Kosovës

410
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj nuk përmbahet pas golit të parë të Kosovës, shkëmben puthje të ‘zjarrtë’ me Anitën.
Haradinaj dhe bashkëshortja e tij i janë gëzuar pa masë golit të parë Kosovës mbrëmë.
Mbrëmë u zhvillua ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Anglisë, e cila u përcoll me shumë entuziazëm nga shqiptarët.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli në ambient të hapur.

Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh te shumë kosovarë, njofton Klan Kosova.

Këtë vrull të golit Ramushi dhe Anita e shprehën me një puthje të zjarrtë.

Qejfin e çiftit Haradinaj nuk e prishën as pesë golat që Kosova mori në minutat e tjerë.