Ballina Lajme nacionale Haradinaj relaksohet pasi dha dorëheqje, ecën për katër ditë në Alpet Shqiptare

Haradinaj relaksohet pasi dha dorëheqje, ecën për katër ditë në Alpet Shqiptare

47
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj me 19 korrik duke i lënë në gjysmë punët e Qeverisë.

Kjo dorëheqje erdhi pas ftesës që i bëri Gjykata Speciale.

Puna e lënë në gjysmë e Haradinajt në Qeveri, siç duket i ka dhënë atij më shumë hapësirë të kalojë kohë duke u ngjitur në male, siç bënte gjatë kohës që edhe ishte kryeministër, shkruan lajmi.

Por kësaj rradhe, ai e ka sfiduar veten në Bjeshkët e Nemuna.

Madje ka ecur 80 kilometra, duke i sfiduar edhe “hikerët”, më të mirë.

“Një rrugëtim katër ditor nëpër Bjeshkët e Nemuna “Alpet Shqiptare” shtigje malore që kalojnë përmes territorit të Kosovës, Shqiperisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe vlerën e këtyre shtigjeve malore ja shtoj z.Ramush Haradinaj ku bashk me gjithë ekipin me sukses arritën që përgjatë këtyre ditëve të ecin gjithsejt 80km duke u ngjitur poashtu në majat më të njohura me terren të vështirë e të thepisur e me temperatura të larta duke kaluar gjithsejt 5600m total të ngjitjeve”, thuhet në postimin e bërë nga alpinistja shqiptare, Arineta Mula.

Haradinaj aktualisht është në pritje të vendimit të Kushtetuesës për kompetencat e tij në Qeveria pasi dha dorëheqja nga posti i kryeministrit.

Dorëheqja e tij erdhi më 19 korrik pas ftesës që i erdhi nga Specialja.

-----