Ballina Lajme nacionale Haradinaj pyetet në Berlin për vizat, kjo është përgjigjja e tij

Haradinaj pyetet në Berlin për vizat, kjo është përgjigjja e tij

48
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin, ku gjatë ditës pritet të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me deputetët në Bundestag.

“E falënderoj për mikpritjen deputetin e SPD-së, Josip Juratovic, po ashtu edhe deputetët e Partisë së Gjelbër, do të kemi takime në mbrëmje me kryetarin e Parlamentit dhe deputetët tjerë”.

Haradinaj ka thënë se e “kthen vizitën e deputetëve, pasi ata që 20 vjet vijnë në Kosovë vazhdimisht, dhe në shenjë respekti kam ardhur këtu që të ju falënderoj për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës”.

“Ishte një bisedë shumë e hapur, u bisedua për shumë çështje, ata e vlerësojnë punën që kemi bërë ne sa i përket rendit dhe ligjit, riatdhesimit dhe temave që lidhen me liberalizimin e vizave”.

I pyetur nëse vizat janë çështje javësh, Haradinaj është shprehur se nuk mund të flasim tani por në fund të vizitës.

Kryeministri Haradinaj është shprehur se në takimin me kancelaren Merkel është me rëndësi të kthehemi te bilateralja Kosovë-Gjermani pra të avancojmë marrëdhëniet bilaterale, pastaj proceset integruese Kosovë-BE dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, pra këto tri tema do të fokusohemi.

-----