Ballina Lajme nacionale Haradinaj pret bashkëatdhetarët në Qeveri, tregon “vuajtjet” e tij si puntor në...

Haradinaj pret bashkëatdhetarët në Qeveri, tregon “vuajtjet” e tij si puntor në Evropë

16
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, ka pritur sot disa mërgimtarë në Qeveri.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka pritur sot një grup , ku ka diskutuar lidhur me vështirësitë dhe jetesën e mërgimtarëve në vendet evropiane.

Haradinaj para mërgimtarëve ka treguar se si ka emigruar në Evropë.

“Kam qenë në moshën 16-vjeçare kur kam dalë prej Kosovës, në atë kohë si i ri kam shku me i pa mundësitë jashtë vendit pastaj kam vazhdu me qenë i zhvendosun ose diasporë për 10 vjet, pra po du me thënë që jetën që e bëni ju e njoh edhe prej asaj perspektive kam qenë punëtor, nuk është jetë e lehtë është sfiduese në të gjitha drejtimet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe taksën e panevojshme që iu vihet mërgimtarëve kur hyjnë në Kosovë.

“Kur vini ktu poashtu ju presim në kufi me dënimin, me kartonin qe nuk u heq ende e pastaj edhe me vështirësitë tjera me lajme tjera” është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se mërgimtarët edhe pse me shumë vështirësi kurrë nuk kanë hequr dorë prej atdheut.

-----