Ballina Lajme nacionale Haradinaj pi çaj në Llap

Haradinaj pi çaj në Llap

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe Haradinaj pi çaj në Llap.

Kryeministri në dorëheqje dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – PSD, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ai gjatë ditës së sotme është takuar me qytetarë të Llapit, me të cilët ka pirë çaj.

“Sipas traditës një çaj me qytetarët e Llapit. Në Podujevë gjithmonë ndihem si në shtëpi, ku njoha njerëz trima të kësaj ane, të cilët ishin të vendosur për komb e atdhe, duke dhënë sakrifica të mëdha, si para ashtu edhe gjatë luftës”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij personale në Facebook.

Të shtunën kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, pati tubim në Podujevë. Edhe ajo, bashkë me disa prej kandidatëve për deputetë nga LDK’ja u ndalën në disa çajtore të qytetit për të pirë çaj.

---- ----
----
----- ----
-----