Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Haradinaj: Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot u bënë dy vite që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-kryeministrin në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit.

Postimi i plotë:

Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

---- ----
----
-----
-----