Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Nuk më kanë kërkuar amerikanët që të tërhiqem

Haradinaj: Nuk më kanë kërkuar amerikanët që të tërhiqem

33
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin “Open” se atij nuk i është kërkuar nga SHBA-ja që të tërhiqet. Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër, e kjo solli zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

“Unë kam qenë në Uashington ku për 2 orë e 30 minuta pata një takim me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Mike Pompeo. Por marrëdhëniet janë shumë të mira, por nuk më kanë kërkuar ata të largohem. Unë dhashë dorëheqjen si kundërshti për përpjekjet për ndarjen e Kosovës, nga Federika Mogherini, (përfaqësuesja e BE-së për Politikat e Jashtme). Tani do të kontribuoj duke forcuar partinë. Mendoj se kështu bëj mirë për Kosovën. Ndërsa nuk mendoj se është e drejtë që të angazhohem në një qeveri, sa për një vend pune.”, tha Haradinaj.

----- ----- ----- -----