Ballina Lajme nacionale Haradinaj nuk i firkësohet opozitës: Kur t’i keni 61 vota shkojmë në...

Haradinaj nuk i firkësohet opozitës: Kur t’i keni 61 vota shkojmë në zgjedhje

11
SHPËRNDAJE

Partitë opozitare po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë.

Opozita ka paralajmëruar mund ta çojë në Kuvend një mocion mosbesimi kundër qeverisë së Ramush Haradinajt.

Por duket se kryeministrin nuk është duke e shqetësuar, madje ai thotë se nuk e kanë aspak telashe.

“Kur t’i kanë 61 vota na shpëtoni shkojmë në zgjedhje. Se kemi telashe hiç, nuk e mendoj këtë pjesë. Për sa të jem kryeministër do ta mbroj vendin”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Unë me mandat duhet t’i mbroj interesat e Kosovës në shumë drejtimi. Nuk e konsideroj mandat timin ta mbrojë qeverinë”.

“Qeveria është e qytetarëve – ato shkojnë e vijnë, Kosova mbetët.”.

-----