Ballina Lajme nacionale Haradinaj nis përgatitjet për zgjedhje, mbledh Kryesinë dhe Këshillin Drejtues

Haradinaj nis përgatitjet për zgjedhje, mbledh Kryesinë dhe Këshillin Drejtues

8
SHPËRNDAJE

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, vendi pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme t’i mbledh organet drejtuese të partisë.

Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të lëshuar për medie nga ana e kësaj partie.

“Sot, e hënë, ora 16.00h në seli të AAK-së në Prishtinë mbahet takimi i Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së. Pas përfundimit të takimit do të ketë prononcim për media”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

-----