Ballina Lajme nacionale Haradinaj në përkujtimin e dëshmorëve të kombit: Gjaku i tyre mundësoi realizimin...

Haradinaj në përkujtimin e dëshmorëve të kombit: Gjaku i tyre mundësoi realizimin e idealit të lirisë

6
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot dëshmorët e kombit.

Kryeministri në dorëheqje ka shkruar se pamarrë parasysh se sa e ashpër ishte ofensiva serbe, vullneti për liri ishte më i madh.

“Gushti i vitit 1998, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Ofensiva ishte e ashpër, por vullneti për liri, deri në vetëflijim, ishte mbizotërues” shkroi Haradinaj.

Ai ka përkujtuar dëshmorët nga Gllogjani, Izniqi, Rakoci, Kodralia, Baballoqi e Nivozaki.

“Sot, kujtojmë dëshmorët që u flijuan përballë armikut, Orhanin, Enverin, Naimin, Arbenin e Halilin nga Gllogjani, Maxhunin e Gëzimin nga Irzniqi, Artanin nga Rakoci, Naserin nga Kodralia, Nexhatin nga Baballoqi dhe Hasanin nga Nivokazi” shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai në fund shtoi se “Gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë. Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime”.

-----