Ballina Lajme nacionale Haradinaj merr pjesë ne Samitin e Ballkanit Perëndimor

Haradinaj merr pjesë ne Samitin e Ballkanit Perëndimor

12
SHPËRNDAJE

Vazhdon Samiti i Ballkanit Përendimor, merr pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanit do të vazhdoj sot ku do të mblidhen liderët.

Në këtë mbledhje të liderëve, do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në Poznan të Polonisë, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perendimor dhe për të diskutuar çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal. Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin.

-----