Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Me vendosjen e taksës i kemi treguar ndërkombëtarëve se nuk i...

Haradinaj: Me vendosjen e taksës i kemi treguar ndërkombëtarëve se nuk i nënshtrohemi Serbisë

7
SHPËRNDAJE

I nominuari për kryeministër po vazhdon parafushatën e tij.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Koshare të Ferizajt ka thënë se me vendosjen e tarifës për mallrat serbe, Kosova i ka treguar Serbisë që nuk mund t’i japë detyra dhe miqve ndërkombëtarë i ka treguar se Kosova nuk nënshtrohet ndaj shtetit serb.

“I kam kryer disa punë të mëdha të vendit dhe jemi bë vetvetja. Kosova nëse nuk është vetvetja atëherë humb në substancë dhe miqtë s’na repsektojnë nëse se dojmë veten”.

“Një kohë të gjatë kemi punuar për Serbinë duke çuar qindra miliona euro atje. Krejt Kosova ka punuar për Serbinë. Ne e kemi pru punën që Serbia të mendojë se si të merret vesh me Kosovën se më s’mund t’i jep detyra Kosovës. Edhe miqtë ndërkombëtarë e kanë kuptuar se na nuk i nënshtrohemi Serbisë”.

Haradinaj duke ua kërkuar votën e 6 tetorit ferizajasve iu tha se Kosovën do ta bëjë vend për të rinjtë dhe të moshuarit duke mos i lejuar që ta lëshojnë vendin.

Ndërkaq gjatë tubimit, ai ka folur edhe për komunën e Ferizajt dhe ndihmën që, sipas tij, i është dhënë këtij qyteti gjatë qeverisjes së Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

“Kam thënë se ferizajasit janë njerëz të lirisë, shkencës, zhvillimit punës. Në Ferizaj i gjeni vlerat tuaja dhe të jetës sonë artin, kulturën, moralin. Ferizaj dhe Koshare keni me kënd me u lidhë. Unë jam lidhur me ju. Me bashkimin e Labit kemi arritur të bëhemi të fortë”.

“Jemi të gatshëm dhe të zot të punojmë për Ferizajn. Menjëherë pas marrjes së detyrës kam ardhur në komunë te kryetari Agim Aliu. E kam gjetë komunën në borxh para bankrotimit. Më është ankuar kryetari dhe më tha: Kryeministër ma bëj qahren se jemi me shumë borxhe dhe na kanë çuar në përmbarim”.

“Si jam kthyer kemi punuar vazhdimisht dhe e kemi nxjerrë nga kriza, por edhe krejt projekteve të mëdha Ferizajt ju kam thënë po. Asnjë projekt i kësaj komune me dije teme nuk është kthyer prapa”.