Ballina Lajme nacionale Haradinaj me porosi për të rijtë: Jini vetë-krijues e mos prisni nga...

Haradinaj me porosi për të rijtë: Jini vetë-krijues e mos prisni nga shteti

8
SHPËRNDAJE

Haradinaj me porosi për të rinjtë kosovarë.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i ka porositur të rinjtë kosovarë që të jenë vetë-krijues dhe të mos presin nga shteti.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim me të rinjtë në kuadër të AAK-së, i ka këshilluar ata që të mos presin punë të gatshme, por ‘të krijojnë vetë’.

Shefi i ekzekutivit thotë se e di rehatinë që dëshirojnë ta krijojnë njerëzit që synojnë punë në institucione.

“Edhe pse ju të rinjtë nuk jeni rritur në komunizëm, por ekziston një varshmëri ndaj atyre që vendosin për ne. Kjo vërehet të dëshira për të marrë një punë të shtetit. Kur e merr një rrogë në shtet, rehatohesh. Ose me pas një punë” , ka thënë Haradinaj në takim.

Ndërsa ai i kërkon të rinjve që të jenë vetë krijues të së ardhmes së tyre edhe të mos presin nga shteti e të tjerët.

“Është krijim. Nëse dikush të jep diçka të gatshme, të kthen në dembel. Mos e merrni të gatshme, provoni të krijoni vetë”, është shprehur Haradinaj.

-----