Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Kurti ka bërë marrëveshje me Vuçiç, çmimi ishte vota e Listës...

Haradinaj: Kurti ka bërë marrëveshje me Vuçiç, çmimi ishte vota e Listës Serbe për qeverinë!

70
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se vendimi i kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të tarifës pa kushte, nuk ka vlerë për Kosovën.

“Kurti dje e copëtoi vendimin. Në 15 mars e heq për lëndën e parë e në 1 prill krejtësisht. Copëtimi është bërë për të mashtruar Kosovën, duke e shoqëruar me disa kurthe retorike gjoja të kushteve që vendos kryeministri. Për shembull, absurdi i parë është heqja e taksës për lëndën e parë, dhe dy javë kohë që I jepen Serbisë për të treguar se është konstruktive. Çfarë treguesi kohor janë dy javë, kur ne Serbinë e dimë prej vitesh sesi vepron”, tha Haradinaj në një konferencë për shtyp.

“Heqja e tarifës para zgjedhjeve në Serbi, është vetëm konstruktivitet i Kurtit për presidentin Vuçic që t’i fitojë zgjedhjet në Serbi. Shihet se ka një marrëveshje mes tyre dhe kuptohet se çmimi është vota e listës serbe për qeverinë Kurti”, deklaroi Haradinaj, që këmbënguli se heqja e tarifës është një gabim.